Një 20 vjeçar është plagosur me thikë në bark mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Unazës së Re në Tiranë, rreth orës 22:00, ndërsa mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale N.Sh., 20 vjeç.
20 vjeçari është transportuar drejt spitalit të traumës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ende nuk dihen se kush janë autorët e plagosjes dhe shkaqet përse ka ndodhur ngjarja.