Plagoset një person me armë zjarri në Bulqizë, në kërkim autori (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:28 15-03-2019 Plagoset një person me armë zjarri në Bulqizë, në kërkim autori (EMRAT) Foto ilustruese

Një plagosje me armë ka ndodhur pasditen e sotme te ura e Çerenecit në Bulqizë.

Mësohet se Blerim Skara ka plagosur rreth orës 16:30 Mirdash Osmanin.

Fatmirësisht bëhet me dije se Osmani është dërguar në spitalin e Peshkopisë dhe është nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa autori është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Ndërkohë policia është vënë në kërkim të Skarës dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0063199996948242
array(1) { ["section"]=> string(75) "plagoset-nje-person-me-arme-zjarri-ne-bulqize-ne-kerkim-autori-emrat-156557" }