Plagoset një polic në Tiranë sot në mëngjes, zbulohet konflikti ku u përfshi efektivi

Publikuar tek: aktualitet, më 08:32 29-05-2017 Plagoset një polic në Tiranë sot në mëngjes, zbulohet konflikti ku u përfshi efektivi

Një efektiv policie është plagosur sot në orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Sipas policisë, është marrë një telefonatë rreth orës 03:24 për prishje qetësie në rrugën “Robert Zhvarc”, tek një lokal, me pronar shtetasin A. S. 

Në adresën e sipërpërmendur ka shkuar patrulla e policisë, të cilët gjatë mbylljes së lokalit, janë konfliktuar me 6 persona të cilët ishin në gjendje te dëhur në brendësi të këtij lokali dhe gjatë daljes së këtyre personave punonjesi i policisë E. V. është goditur me sende të forta në kokë, i cili u dërgua në spital për mjekim.

Menjëherë punonjësit e policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur shoqërimin në ambientet e Komisaraitit të Policisë Nr 2 të shtetasve E. S., 40 vjeç, A. K., 27 vjeç dhe A. K. 45 vjeç, kurse personat e tjerë janë larguar me automjetin tip “Mercedes Benz”.  Po punohet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.   

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjendet e vetëvarur në oborrin e shtëpisë 55-vjeçarja nga Preza
Tmerrohet zyrtari i SHISH në Tiranë, çfarë gjeti herët në mëngjes te pragu i derës »
Article Logic
Execution time: 0.010248899459839
array(1) { ["section"]=> string(90) "plagoset-nje-polic-ne-tirane-sot-ne-mengjes-zbulohet-konflikti-ku-u-perfshi-efektivi-80334" }