Një 35 vjeçar shqiptar është plagosur ditën e sotme në qytetin e Leçes në Itali, i cili dyshohet se është shpërndarës droge.
Elton Doku është plagosur në këmbën e djathtë nga persona të paidentifikuar, ndërkohë që policia italiane po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e Dokut, janë zbuluar rreth 6 gram lëndë narkotike, çka ka bërë policinë se plagosja e 35 vjeçarit ka të bëjë me një luftë bandash që merren me shpërndarjen e drogës në këtë qytet.