Plagoset rëndë në atentat me armë zjarri biznesmeni në Lezhë, gjendet e djegur makina e autorëve (EMRI-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:05 01-12-2020 Plagoset rëndë në atentat me armë zjarri biznesmeni në Lezhë, gjendet e djegur makina e autorëve (EMRI-DETAJE) Aleksander Deda, i plagosur ne Lezhe

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme pranë një lokali në aksin Lezhë-Milot.

Sipas raportimeve të para, mësohet se i plagosur rëndë ka mbetur Aleksandër Deda, rreth 42-vjeç,  i cili njihet dhe me nofkën ‘Leksi i Druve’. Ai ka qenë i vetëm në makinë kur persona të paidentifikuar e kanë qëlluar me armë zjarri. Plumbat e kanë kapur në pjesën e majtë të kraharorit duke i shkaktuar plagë të rënda.

Ai është nisur në gjendje të rëndë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Mësohet se Deda është biznesmen në këtë zonë, por motivet e atentatit janë ende të paqarta.

Vetëm pak çaste pas atentatit, një makinë është gjetur e djegur në fshatin Pllanë, dhe dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes.

Forca të policisë kanë ngritur postblloqe dhe janë duke punuar për identifikimin e autorëve.

"Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi A.D. banues në Lezhë ,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe FNSh po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve", bën me dije policia.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Plagosja në Lezhë, gjendet një makinë e djegur në fshatin Pllanë, dyshohet të jetë e autorëve
Bie zjarr në një fabrikë në Tiranë, humb jetën një person »
Article Logic
Execution time: 0.010103940963745
array(1) { ["section"]=> string(79) "plagoset-rende-ne-atentat-me-arme-zjarri-biznesmeni-ne-lezhe-emri-detaje-229798" }