Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme pranë një lokali në aksin Lezhë-Milot.
Sipas raportimeve të para, mësohet se i plagosur rëndë ka mbetur Aleksandër Deda, rreth 42-vjeç, i cili njihet dhe me nofkën ‘Leksi i Druve’. Ai ka qenë i vetëm në makinë kur persona të paidentifikuar e kanë qëlluar me armë zjarri. Plumbat e kanë kapur në pjesën e majtë të kraharorit duke i shkaktuar plagë të rënda.
Ai është nisur në gjendje të rëndë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Mësohet se Deda është biznesmen në këtë zonë, por motivet e atentatit janë ende të paqarta.
Vetëm pak çaste pas atentatit, një makinë është gjetur e djegur në fshatin Pllanë, dhe dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes.
Forca të policisë kanë ngritur postblloqe dhe janë duke punuar për identifikimin e autorëve.
"Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi A.D. banues në Lezhë ,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe FNSh po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve", bën me dije policia.