Plagoset rëndë një minator në Martanesh, niset me helikopter drejt spitalit të Traumës

Publikuar tek: aktualitet, më 11:35 31-01-2017 Plagoset rëndë një minator në Martanesh, niset me helikopter drejt spitalit të Traumës foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në minierën e Martaneshit ku një minator ka mbetur i plagosur rëndë teksa punonte për të nxjerrë krom.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 dhe i plagosur ka mbetur minatori Avni Heti, 45 vjeç.

Nga informacionet paraprake mësohet se në momentin që është pagosur 45-vjeçari ka qenë duke punuar në 1 mijë metra thellësi.

Fillimisht Heti është dërguar në spitalin e Bulqizës, por si pasojë e plagëve të marra është nisur menjëherë në spitalin e Traumës me helikopter. 

Rreth orës 11.15 njoftohemi nga urgjenca e spitalit të Bulqizës, se ka ardhur një shtetas i aksidentuar rëndë.

Njoftimi i policisë: 

Menjëherë ka shkuar grupi hetimor ku ka rezultuar se i dëmtuari shtetasi A.H, rreth 45 vjeç, banues në Burrel  ka qenë duke punuar në galeri të minieres së kromit ku paraprakisht dyshohet të ketë rrëshkitur duke marë kështu dëmtime në kokë.

Si pasojë e plagëve të marra i dëmtuari është transportuar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje po heton mbi shkaqet e aksidentit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Efekti Vetting”, japin dorëheqjen dy gjyqtarë në ditën e fundit të dorëzimit të deklaratave (EMRAT)
Vettingu, zbulohen emrat e gjyqtarëve që dhanë dorëheqjen sot »
Article Logic
Execution time: 0.0099358558654785
array(1) { ["section"]=> string(91) "plagoset-rende-nje-minator-ne-martanesh-niset-me-helikopter-drejt-spitalit-te-traumes-67215" }