Plagosi bab e bir në Fushë Krujë, policia arreston autorin e dyshuar (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:47 09-08-2020 Plagosi bab e bir në Fushë Krujë, policia arreston autorin e dyshuar (EMRI) Ilustruese

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes së bab e bir në fshatin Larushk të Fushë Krujës mbrëmjen e sotme.

Mësohet se është shoqëruar në polici Ermir Hasa, 35 vjeç, i cili dyshohet se i ka zënë pritë Shefqet dhe Alban Stafukës, të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Shefqet Stafuka ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa djali i tij 30 vjeçar është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar pasi ka plagosur bab e bir është larguar me biçikletë, ndërsa policia ka sekuestruar mjetin prerës.

Njoftimi i Policisë:

Kapet dhe arrestohet në kohë rekord autori i ngjarjes ku mbetën të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit Sh.S., dhe A.S

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i reagimit në kohë, kryerjes së veprimeve të shpejta e profesionale, rrethimit dhe krehjes së zonës, bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasin E.H., 35 vjeç, i cili më datë 09.08.2020, rreth orës 21:00, në afërsi të vendit të quajtur Ura e Gjolës, pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh.S., dhe A.S., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E.H pasi plagosi babë e bir u largua me biçikletë, por u kap gjatë ndjekjes nga Policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika dhe biçikleta me të cilën autori u largua.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.

116873207_2826494590970227_5369506834386193009_o.jpg116879564_2826494554303564_1533273482322844934_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010013818740845
array(1) { ["section"]=> string(79) "plagosi-bab-e-bir-ne-fushe-kruje-policia-arreston-autorin-e-dyshuar-emri-216626" }