Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia një shtetas të dyshuar për disa vepra penale.
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano/Itali drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, Oltion CACA 23 vjeç, lindur në Krujë.
Më datë 23.12.2016, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim, mbetur në tentativë” “Shkatërrim prone me eksploziv”, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Vjedhje me dhunë” parashikuar nga nenet 78-22, 152, 283 dhe 139 të Kodit Penal.
mëoshet se më datë 19.09.2016, shtetasi Oltion CACA ka tentuar të vrasë me eksploziv shtetasin G.B. duke i vendosur në automjet lëndë eksplozive, si pasojë e shpërthimit është plagosur shtetasi G.B.
Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë tentuar të ndalojnë automjetin me drejtues shtetasin Oltion CACA, i cili është larguar me shpejtësi. Policia e ka ndjekur këtë automjet dhe pas ndjekjes, shtetasi i mësipërm e ka braktisur atë duke u larguar në këmbë. Policia sekuestroi brenda në automjet 110 kg e 845 gr lëndë cannabis sativa.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.