Një shtetase italiane në Kavajë është plagosur thikë në dorë nga burri i saj shqiptar.
Ditën e sotme është zbardhur edhe dëshmia e burrit, i cili ka deklaruar në polici se ai është ankuar për zhurmën që po bënin në katin e parë, teksa bashkëshortja e tij po festonte ditëlindjen me miqtë. Bashkëshorti i saj ishte gjithashtu në të njëjtin hotel, por në dhomë tjetër dhe në masën e sigurisë "arrest shtëpie".
Ai ka thënë kanë qenë disa miq të bashkëshortes së tij, të cilët kanë shkuar në dhomën e tij dhe e kanë rrahur. Më pas ai ka marrë një thikë dhe e ka qëlluar bashkëshorten italiane në pjesën e parakrahut, por pa dëmtime serioze.
Sipas informacioneve për Newsbomb.al, hoteli ku ka ndodhur ngjarja është në pronësi të gruas italiane, që quhet Carlotta Dossena. Hoteli ndodhet në Rrogozhinë në fshatin Ballaj.