Plagosi ish-boksierin e Vllaznisë, arrestohet pas 2 vitesh autori, në pranga edhe 2 vëllezër bashkëpunëtorë (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:52 15-04-2019 Plagosi ish-boksierin e Vllaznisë, arrestohet pas 2 vitesh autori, në pranga edhe 2 vëllezër bashkëpunëtorë (EMRAT) Nelson Hysa

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 23-vjeçar pasi akuzohet për plagosjen e ish boksierit të Vllaznisë, Nelson Hysa. Në pranga ka rënë Valter Ksolla 23 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula”, Shkodër. Po ashtu janë arrestuar dhe dy bashkëpunëtorët e tij vëllezër.

 

Policia bën me dije se ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të "Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim"  mbetur në tentative, dhe “Prodhimi e mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Gjithashtu si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë N. K., 32 vjeç dhe K. K., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, (vëllezër) për veprat penale të “Përkrahja e autorit të krimit”, “Prodhimi e mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.

Kujtojmë se Hysa asokohe u qëllua teksa po dilte nga një berberhane në qendër të qytetit të Shkodrës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet me sukses Operacioni policor i koduar “Gruda"

Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur me datë 06.05.2017, ku ka mbetur i plagosur shtetasi N. H.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër pas një pune të mirëorganizuar, u finalizua operacioni policor “Gruda” ku u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

V.K, 23 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula”, Shkodër,

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të "Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim"  mbetur në tentative, dhe “Prodhimi e mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78, 22, 25 e 278 të Kodit Penal, pasi është autor i dyshuar për ngjarjen e ndodhur me datë 06.05.2017.

Gjithashtu si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit N. K., 32 vjeç dhe K. K., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, (vëllezër) për veprat penale të “Përkrahja e autorit të krimit”, “Prodhimi e mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarake” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet  302, 84 e 278 të Kodit Penal, pasi këta dy shtetas kishin strehuar në banesën e tyre shtetasin në kërkim V. K,    dhe dyshohet se me datë 14.04.2019 kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit L. A., 50 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006587028503418
array(1) { ["section"]=> string(118) "plagosi-ish-boksierin-e-vllaznise-arrestohet-pas-2-vitesh-autori-ne-pranga-edhe-2-vellezer-bashkepunetore-emrat-160483" }