Plagosi mbrëmë me thikë 23-vjeçarin në Tiranë, arrestohet në flagrancë autori

Publikuar tek: aktualitet, më 11:49 21-07-2019 Plagosi mbrëmë me thikë 23-vjeçarin në Tiranë, arrestohet në flagrancë autori Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të një plagosje me thikë të ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se është vënë në pranga shtetasi me iniciale L. H.,18 vjeç banues në Tiranë.

18 vjeçari gjatë një konflikti, ndodhur në rrugën “Besim Alla” dyshohet se ka goditur me mjet prerës   shtetasin L. T.,23 vjeç, banues në rrugën “Besim Alla” Tiranë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Ndërkohë raportohet se i plagosuri aktualisht ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/ Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës 23-vjeçarin, policia kap dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të  ngjarjea, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 6, falë veprimeve të mirëorganizuara, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• L. H.,18 vjeç banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas gjatë një konflikti , ndodhur në rrugën “Besim Alla” dyshohet se ka  goditur me mjet prerës   shtetasin L. T.,23 vjeç, banues në rrugën “Besim Alla” Tiranë, duke i shkaktuar plagë të rënda i cili aktualisht ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071580410003662
array(1) { ["section"]=> string(83) "plagosi-mbreme-me-thike-23-vjecarin-ne-tirane-arrestohet-ne-flagrance-autori-172854" }