Plagosi me armë 35-vjeçarin në Sarandë, lihet në burg autori (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:59 02-09-2017 Plagosi me armë 35-vjeçarin në Sarandë, lihet në burg autori (EMRI)

Ditë më parë u përplasën me armë në shëtitoren e Sarandës 6 persona, ku mbeti i plagosur rëndë 35-vjeçari Fisnik Musa.

Gjykata e Sarandes ka caktuar sot masën e sigurise “Arrest ne burg” për Renald Cenajn, i cili i arrestua pasi akuzohet për plagosjen me armë të shtetasit Fisnik Musa.

 Ai akuzohet për “plagosje të rëndë me dashje”, “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “prodhim dhe shitje të lëndeve narkotike”.

Cenaj dyshohet si autor i plagosjes me armë të 35-vjecarit Fisnik Musa, i cili u largua nga vendi i ngjarjes dhe i kap më pas në Fier.

Pas kontrollit të policisë në banesën e Cenajt u gjet edhe lënde narkotike.

Ngjarja:

Përplasja me armë zjarri ndodhi disa ditë më parë në shëtitoren e qytetit të Sarandës, ku pas një shkembimi zjarri me 6 personash, 3 u plagosën. Në pranga përfundoi Renald Cenaj, ndërsa janë ende në kërkim A.Q dhe D.M.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019219875335693
array(1) { ["section"]=> string(70) "plagosi-me-arme-35-vjecarin-ne-sarande-lihet-ne-burg-autori-emri-90945" }