Plagosi me armë të ftohta 54-vjeçarin, shkodrani bie në prangat e policisë (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:15 31-01-2018 Plagosi me armë të ftohta 54-vjeçarin, shkodrani bie në prangat e policisë (EMRI)

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmë në Shkodër, ku u plagos një 54-vjeçar ka ardhur reagimi i policisë së shtetit.

Strukturat e policisë në Shkodër ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Paulin Paloka me akuzën se plagosi 54-vjeçarin me inicialet I.D ditën e djeshme.

Më poshtë njoftimi i plotë i policisë:

Kapet dhe ndalohet autori i ngjarjes së djeshme me datë 30.01.2018, ku mbeti i plagosur shtetasi  I. D, 54 vjeç , banues në fshatin Guri Zi, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë.

Me datë 31.01.2018 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë punës së pandërprerë dhe intensive u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: Paulin Paloka,  44 vjeç, banues në fshatin Juban, Shkodër

Ndalimi i tij u bë pasi dje me datë 30.01.2018 pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjete prerëse (sëpate) shtetasin I. D, 54 vjeç , banues në fshatin Guri Zi, ku mëpas është larguar.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 6 javë pas zgjedhjes kryeprokurore, Edi Rama merr një tjetër vendim në ndihmë të Arta Markut
Arrestohet zv/kryetari i Bashkisë Dibër, dhunoi me sende të forta në punonjësit »
Article Logic
Execution time: 0.0096750259399414
array(1) { ["section"]=> string(85) "plagosi-me-arme-te-ftohta-54-vjecarin-shkodrani-bie-ne-prangat-e-policise-emri-108637" }