Plagosi me kallashnikov 48-vjeçarin në Korçë, vetëdorëzohet pas 4 ditësh autori

Publikuar tek: aktualitet, më 08:55 11-09-2019 Plagosi me kallashnikov 48-vjeçarin në Korçë, vetëdorëzohet pas 4 ditësh autori Arma e krimit

Vetëdorëzohet në polici pas 4 ditësh autori i plagosjes me armë në qytetin e Korçës.

Mësohet se është ndaluar shtetasi me iniciale me iniciale J.H., 28 vjeç, banues në Korçë.

Ky person tentoi të vrasë për motive të dobëta, me armë zjarri tip kallashnikov shtetasin Ilir Hoxha, (i cili për pasojë ka mbetur i plagosur) dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet në përdorim të tij.

I riu akuzohet për veprat penale "Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit".

Gjatë marrjes në pyetje nga Specialistët për Hetimin e Krimeve, autori ka treguar edhe vendin ku kishte hedhur armën e krimit, e cila iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip "BMW".

Korçë/ Njoftimi i policisë:

Ndalohet autori i dyshuar i tentativës së vrasjes me armë zjarri të 48-vjeçarit, ngjarje e ndodhur katër ditë më parë, në lagjen nr.6 të qytetit të Korçës.

Sekuestrohet arma e dyshuar e krimit, të cilën e posedonte pa leje.

Në vijim të punës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, kontrolleve të shumta të ushtruara nga ana e Policisë Korçë, si edhe falë bashkëpunimit me familjarët dhe avokatin e autorit të dyshuar, u bë e mundur që gjatë mbrëmjes së djeshme shtetasi J.H., 28 vjeç, banues në Korçë, të vetëdorëzohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, i shoqëruar nga avokati i tij.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit", në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 07.09.2019, ku për motive të dobëta, shtetasi J.H.,ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip kallashnikov shtetasin I.H., (i cili për pasojë ka mbetur i plagosur) dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet në përdorim të tij.

Gjatë marrjes në pyetje nga Specialistët për Hetimin e Krimeve, shtetasi J.H., ka treguar edhe vendin ku kishte hedhur armën e krimit, e cila iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip "BMW".

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet e mëtejshme procedurale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073959827423096
array(1) { ["section"]=> string(85) "plagosi-me-kallashnikov-48-vjecarin-ne-korce-vetedorezohet-pas-4-ditesh-autori-178032" }