Plagosi me thikë 31 vjeçarin, arrestohet i riu në Tiranë (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:35 12-07-2019 Plagosi me thikë 31 vjeçarin, arrestohet i riu në Tiranë (EMRI)

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të 31 vjeçarit Denis Bregu.

Bëhet fjalë për 29 vjeçarin Dashamir Musa, i cili rezulton të jetë emër i njohur për autoritetet, pasi ka qenë dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja”, “Plagosja e rëndë me dashje”,dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”

Raportohet se në momentin që Musa plagosi Bregun ka qenë me masë sigurimi “Arrest shtëpie” dhe ishte larguar nga vendi i qëndrimit.

Tiranë/ Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr 3, vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të 31 vjeçarit.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes ku mbeti i plagosur me thikë 31 vjeçari D.B, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 3 Tiranë, falë veprimeve të mirëorganizuara, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

• D. M., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja”, “Plagosja e rëndë me dashje”,dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”

Ndalimi i tij u bë pasi në rrugën “Gjergj Legisi” për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës shtetasin D. B.,31 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi D.M, në momentin që ka kryer këtë vepër penale ka qenë me masë sigurimi “Arrest shtëpie” dhe ishte larguar nga vendi i qëndrimit.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Largimi i burgosurit nga vëndi i qëndrimit” dhe “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.095590829849243
array(1) { ["section"]=> string(67) "plagosi-me-thike-31-vjecarin-arrestohet-i-riu-ne-tirane-emri-172000" }