Plagosi me thikë 45-vjeçarin, arrestohet autori i sherrit në Don Bosko (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:07 12-08-2020 Plagosi me thikë 45-vjeçarin, arrestohet autori i sherrit në Don Bosko (DETAJE) Ilustruese

Plagosi me thikë 45-vjeçarin pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga nga Policia e Tiranës autori.

Sekuestrohet mjeti prerës thikë me të cilën autori ka plagosur 45-vjeçarin.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, pas njoftimit të marrë për një konflikt në rrugën “Don Bosko”, ku dy persona ishin konfliktuar me njëri - tjetrin dhe për pasojë njëri prej tyre ishte plagosur me thikë, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, konkretisht:

A. D., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajta pa leje e armëve të ftohta”, pasi në rrugën “Don Bosko”, ka plagosur me thikë, për motive të dobëta, shtetasin A. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094029903411865
array(1) { ["section"]=> string(83) "plagosi-me-thike-45-vjecarin-arrestohet-autori-i-sherrit-ne-don-bosko-detaje-216868" }