Një ditë pasi plagosi me thikë një person, policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë autorin përgjegjës.
Dhimitër Çelaj, 35 vjeç, banues në fshatin Kotë dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur rëndë me mjet prerës (thikë) bashkëfshatarin e tij shtetasin D.M., 49 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje’.