Arrestohet shtetasi Algert Meta, i cili pasditen e sotme plagosi me thikë kreun e Njësisë Administrative Sukth Rrapo Osmani dhe nipin e tij K.Osmani.
Policia bën me dije se, ka arrestuar pak më parë 36 vjeçarin Algert Meta, banues po në Sukth, pasi për motive ende të paqarta është konfliktuar në rrugë me Rrapo Osmanin dhe me nipin e tij K.Osmani, të cilët i ka lënë pas sherrit të plagosur. Më pas të tre personat kanë shkuar në shtëpinë e Osmanit ku janë konfliktuar fillimisht me fjalë e pastaj me thika.
Rrapo Osmani dhe nipi i tij janë dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit, pas ngjarjes, dhe tashmë pas mjekimit janë jashtë rrezikut për jetën.