16 vjeçari Kristian Ndoj nga fshati Grudë e Re në Shkodër nuk është plagosur rastësisht. Shkak është bërë një vajzë 14 vjeçare, të cilën Ndoj dhe shokët e tij e ngacmonin në shkollë. Vajza nuk ka duruar dot ngacmimet dhe i ka treguar vëllait të saj 16 vjeçar. Ky i fundit ka tentuar të flasë me djalin që i ngacmonte motrën, por Ndoj së bashku me shokët e tij e kanë rrahur 16 vjeçarin duke i lënë shenja në trup.
Atëherë, pas kësaj ngjarje të dytë, adoleshenti nuk ka duruar. Ka lajmëruar një kushëririn e tij në të njëjtën moshë. Kanë gjetur një pistoletë, dhe ka qenë kushëriri që i ka qëlluar me plumb pistolete në gjok 16 vjeçarit Ndoj, kur ky i fundit dilte nga shtëpia për të hyrë në shkollë.
Një ditë më parë policia tha se ngjarja ka qenë aksidentale. Por sot, pasi janë pyetur të gjithë personat, kanë dalë në dritë edhe konfliktet mes adoleshentëve dhe ngacmimi i motrës së adoleshentit.