Plagosja dje në Shkodër, arrestohen 3 persona (EMRAT DHE NGJARJA E DOKUMENTUAR)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:51 14-02-2017 Plagosja dje në Shkodër, arrestohen 3 persona (EMRAT DHE NGJARJA  E DOKUMENTUAR)

Dokumentohet ngjarja e ndodhur dje, rreth orës 16:10, në vendin e quajtur “Breg Lumi” Shalë, Shkodër, ku mbeti i plagosur me armë te ftohtë (thikë), shtetasi A. N. Policia e Shkodrës bën me dije se ka  arrestuar në flagrancë 3 shtetas:

Më datë 13.02.2017, njofton policia, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe policore si dhe vlerësimit të informacioneve në lidhje me ngjarjen, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i punës së tyre, për një kohë të shkurtër, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin e autorëve të dyshuar si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve, konkretisht:

* P. L, 14, banues në Nenmavriq Shale Shkodër, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

*Pjeter Nengagu, 54 vjeç, banues në Gimaj Shalë Shkodër, “Moskallzim të Krimit”.

* Dritan Marapishta, 47 vjeç, banues në Gimaj Shalë Shkodër, për veprën penale “Moskallzim të Krimit”.

Në momentin e ngjarjes, shtetasi A. N(i dëmtuari),  ka mbërritur në Spitalin Rajonal Shkoder, i cili ka patur dëmtime në anën e majtë të trupit dhe anktualisht ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

“Nga veprimet e kryera rezulton se autori i dyshuar i kësaj ngjarjes është shtetasi P. L,  i cili  gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobeta, pranë Shkolles “Breg Lumi” Shalë, ka demtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. N ,  për veprën penale “Plagosje e Rëndë me Dashje" e parashikuar nga Neni 88/1, I Kodit Penal”, thuhet në deklaratën e policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Presheva tri ditë bashkë në Fier e Berat: Aktivitetet, diskutimi për TAP dhe çmimet
Dëshmia rrënqethëse, flet vajza e 52-vjeçares që i biri tentoi ta digjte për së gjalli »
Article Logic
Execution time: 0.011221170425415
array(1) { ["section"]=> string(82) "plagosja-dje-ne-shkoder-arrestohen-3-persona-emrat-dhe-ngjarja-e-dokumentuar-68665" }