Plagosja e 2 grave nga rënia e gurëve mbi autobus, flet shoferi i shokuar: Nuk kam parë diçka të tillë. Rrezikohet që...

Publikuar tek: aktualitet, më 08:03 06-06-2018 Plagosja e 2 grave nga rënia e gurëve mbi autobus, flet shoferi i shokuar: Nuk kam parë diçka të tillë. Rrezikohet që... foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shëngjin mëngjesin e sotëm ku janë shkëputur nga mali gurë të cilët ranë mbi një autobus. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Knallë, ku si pasojë janë plagosur dy gra.

Një 21 vjeçare është dërguar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, ndërsa e plagosura tjetër po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës.

Sakaq, ka folur për News 24 shoferi i autobusit Pal Paci, i cili është shprehur i shokuar nga ajo që ka ndodhur.

“Kam 20 vjet shofer dhe nuk kam parë diçka të tillë. Rrezikojnë të shkëputen edhe gurë të tjerë”, ka thënë ai.

Mësohet se autobusi po transportonte punëtore në një fabrikë peshku.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029676914215088
array(1) { ["section"]=> string(121) "plagosja-e-2-grave-nga-renia-e-gureve-mbi-autobus-flet-shoferi-i-shokuar-nuk-kam-pare-dicka-te-tille-rrezikohet-qe-123405" }