Plagosja e 5 personave, policia arreston shoferin e "Mercedes Benz" dhe jep detaje të hollësishme për ngjarjen e rëndë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:27 10-05-2017 Plagosja e 5 personave, policia arreston shoferin e

Policia jep detaje të hollësishme në lidhje me aksidentin e rëndë ndodhur dje në aksin rrugor Burrel-Skuraj.


Në lidhje me njoftimin e datës 09.05.2017, qëbën fjalë për daljen nga rruga të mjetit tip "Mercedes Benz", në aksin rrugor Burrel-Skuraj,  ku mbetën të palgosur 5 shtetas,  në përfundim të veprimeve të para, nga Specialistët e Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Mat, u bë  arrestimi në flagrancë i shtetasit :Shkëlqim Shehu, 45 vjeç,  banues në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi : me datë 09.05.2017, rreth orës 10.20, në aksin rrugor Burrel-Skuraj, në vendin e quajtur "Sektori C", duke drejtuar automjetin tip "Mercedes Benz", me targa AA 360 BC, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, dhe si pasojë është plagosur vetë drejtuesi i automjetit, bashkëshortja e tij dhe 3 vëllezërit e tij qe ishin  pasagjerë në automjet,  konkretisht shtetasja/it : 

D.Sh, 36 vjeçe 
B.Sh, 59 vjeç
B.Sh, 49 vjeç
E.Sh, 43 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Sh.Shehu i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grabitja në Rinas, gjykata jep dënimin për 6 punonjësit e policisë private
NGJARJE E TMERRSHME, masakrohen me thikë dy të rinj në Tiranë, vdes 27-vjeçari »
Article Logic
Execution time: 0.010406970977783
array(1) { ["section"]=> string(121) "plagosja-e-5-personave-policia-arreston-shoferin-e-mercedes-benz-dhe-jep-detaje-te-hollesishme-per-ngjarjen-e-rende-78115" }