Plagosja e bab e bir në Fushë Krujë, autori u zuri pritë kur po dilnin nga shtëpia e të afërmit, dyshimet e para të policisë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:48 09-08-2020 Plagosja e bab e bir në Fushë Krujë, autori u zuri pritë kur po dilnin nga shtëpia e të afërmit, dyshimet e para të policisë Ilustruese

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në fshatin Larushk të Fushë Krujës, ku bab e bir u plagosën me thikë dhe u dërguan me urgjencë në spitaline  traumës në Tiranë.

Shefqet dhe Alban Stafuka janë plagosur nga një person i panjohur, i cili u ka zënë pritë teksa bab e bir po dilnin nga shtëpia e një të afërmi.

Babai është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa djali ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burimet thonë se dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të vjetër, arsyet dhe motivet e të cilit nuk dihen.

Në vendngjarje ndodhet policia që po punon për të rënë në gjurmët e autorit.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01006293296814
array(1) { ["section"]=> string(129) "plagosja-e-bab-e-bir-ne-fushe-kruje-autori-u-zuri-prite-kur-po-dilnin-nga-shtepia-e-te-afermit-dyshimet-e-para-te-policise-216621" }