Pak orë pas një sherri masiv mes të rinjëve në Tiranë, ku mbetën të plagosur dy persona, policia ka mundur të arrestojë vetëm njërin prej autorëve.
Në pranga ra E. N., 17 vjeç, banues në Tiranë dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin D. D., 19 vjeç, banues në Tiranë (po punohet për kapjen e këtij shtetasi). Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, në rrugën “Murat Toptani” në bashkëpunim me disa persona të tjerë, ende të paidentifikuar (punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre), sepse pas një konflikti kanë goditur me thika dhe kaçavida shtetasit: A. S., 18 vjeç dhe E. E., 20 vjeç, banues në Tiranë, të cilët janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.