Plagosja e dy të rinjve me mjete të forta në Sarandë, policia jep detaje

Publikuar tek: aktualitet, më 13:13 18-08-2017 Plagosja e dy të rinjve me mjete të forta në Sarandë, policia jep detaje

Policia e Sarandës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen be mbrëmshme, ju pas një sherri me mjete të forta mbetën të plagosur dy të rinj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 në lagjen “Nr.1 pranë gjykatës dhe në sherr u përfshinë një grup të rinjsh nga Saranda dhe Fieri.

Policia ka shkuar në vendngjarje ku ka konstatuar se ishin konfliktuar me sende të forta, për motive të dobëta, A.L., A.S dhe F.T., me A.B. Në momentin kur kanë mbritur shërbimet e Policisë, në vendngjarje Policia ka konstatuar shtetasit A.L, F.T dhe A.B.

Ndërsa shtetasi A.S., ishte larguar nga vendi i ngjarjes me automjet dhe gjatë largimit ka dëmtuar edhe disa automjete të tjera. Si pasojë e konfliktit ishte dëmtuar dhe u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën shtetasi A.L.

Ndërsa shtetasi A.B ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin e Janinës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë bërë zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, si dhe kapjen e ndalimin e shtetasit Albjon.S., i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

IMG-20170818-WA0017.jpg

IMG-20170818-WA0018.jpg

Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në banesën e këtij shtetasi, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri me 5 fishekë, dhe një armë e ftohtë (dorëzë dore).

Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë i : Adriatik L, 18 vjeç, banues në Sarandë, Flavio T, 21 vjeç, banues në Fier, Arben B, 32 vjeç, banues në Sarandë  dhe Albjon S, 24 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”; P”rodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe Shkatërrim i pronës, të parashikuara nga Kodi Penal. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.21744108200073
array(1) { ["section"]=> string(77) "plagosja-e-dy-te-rinjve-me-mjete-te-forta-ne-sarande-policia-jep-detaje-89472" }