Plagosja e dy vëllezërve në Shkodër, arrestohet 36-vjeçari dhe shpallet në kërkim një tjetër (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:35 13-01-2021 Plagosja e dy vëllezërve në Shkodër, arrestohet 36-vjeçari dhe shpallet në kërkim një tjetër (DETAJE) Ilustruese

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Mark Lula”, ku u plagosën dy vëllezër Lekndrenaj.

Bëhet me dije se ka rënë në pranga shtetasi A. D., 36 vjeç, banues në Shkodër, si dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e tij, shtetasin M. D., 32 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”.

Këta shtetas, mbrëmjen e datës 11.01.2021, në lagjen “Mark Lula”, pas një konflikti të çastit në ambientet e një bar-kafeje, kanë plagosur me armë zjarri vëllezërit Eduart Lekndreaj 24 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, banues në Shkodër, të cilët kanë marrë mjekim në spitalin rajonal Shkodër dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Dokumentohet ngjarja e ndodhur në datën 11.01.2021, në lagjen “Mark Lula”, ku mbetën të plagosur dy vëllezër. 

Arrestohet autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje, shpallet në kërkim vëllai i tij.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me DVP Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë bërë identifikimin dhe arrestimin e autorit të ngjarjes së ndodhur në datën 11.01.2021, ku mbetën të plagosur dy vëllezërit E. L., 24 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Si rezultat i veprimeve hetimore, Policia vuri në pranga autorin e dyshuar, shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Shkodër, si dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e tij, shtetasin M. D., 32 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”.

Këta shtetas, mbrëmjen e datës 11.01.2021, në lagjen “Mark Lula”, pas një konflikti të çastit në ambientet e një bar-kafeje, kanë plagosur me armë zjarri vëllezërit E. L., 24 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, banues në Shkodër, të cilët kanë marrë mjekim në spitalin rajonal Shkodër dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në Itali është arratisur, shtyhet gjyqi në Shqipëri për grupin Habilaj, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar
Shokon ish-roja i Sanatoriumit: E njihja Tiren, më jepnin edhe mua ndonjë 10 mijë lekësh »
Article Logic
Execution time: 0.0098369121551514
array(1) { ["section"]=> string(105) "plagosja-e-dy-vellezerve-ne-shkoder-arrestohet-36-vjecari-dhe-shpallet-ne-kerkim-nje-tjeter-detaje-234827" }