Plagosja e efektivit të FNSH në protestën e Fierit, ndalohen edhe dy persona të tjerë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:47 10-03-2019 Plagosja e efektivit të FNSH në protestën e Fierit, ndalohen edhe dy persona të tjerë

Pas arrestimit të punonjësit të Bashkisë Mallakastër, Policia e Fierit ka ndaluar 2 shtetas të tjerë të cilët ushtruan dhunë ndaj punonjësve të policisë në protestën e djeshme në Fier.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Fierit ndalon 2 shtetas të tjerë të cilët ushtruan dhunë ndaj punonjësve të policisë në protestën e djeshme.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të grumbulluara, u bë i mundur identifikimi i dy personave të tjerë të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë në protestën e djeshme në Fier.

Si rezultat, u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

L.Z, 42 vjeç, banues në Fier.

E.K, 37 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë për të njëjtat vepra penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe"Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096700191497803
array(1) { ["section"]=> string(91) "plagosja-e-efektivit-te-fnsh-ne-protesten-e-fierit-ndalohen-edhe-dy-persona-te-tjere-155915" }