Plagosja e ish-burrit të moderatores së njohur shqiptare, shoqërohen 5 persona

Publikuar tek: aktualitet, më 15:50 15-01-2017 Plagosja e ish-burrit të moderatores së njohur shqiptare, shoqërohen 5 persona

Një ditë pas atentatit të ndodhur në rrugën “Ismail Qemali”, në zonën e ish- bllokut në kryeqytet, policia ka shoqëruar pesë persona të dyshuar si të përfshirë në ngjarjen, ku u plagos biznesmeni Artur Aligjoni.

Burime të drejtorisë së Policisë së Tiranës, thanë se të shoqëruarit janë persona që dyshohet se kanë lidhje me Halim Hysën, 35-vjeçari nga Tirana i cili është pronar dhe instruktor i një palestre në Kodër Kamëz.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur me thikë në muajin shtator të vitit të kaluar, ndërsa i dyshuar për ngjarjen ka qenë Aligjoni.

Në atë kohë Aligjoni, u ndalua, por për shkak se plagosja qe e lehtë dhe personi nuk pati probleme për jetën, i dyshuari u hetua në gjendje të lirë.

Burimet e policisë thanë se personat shoqëruar kanë pretenduar se nuk kanë lidhje me ngjarjen. Ndërkaq nga ana tjetër i plagosuri, 45 vjeçari Artur Aligjoni, iu tha tha oficerëve të policisë se nuk e kishte parë personin i cili qëlloi ndaj tij.

Pavarësisht pretendimeve të Aligjonit, hetuesit e policisë dyshojnë se ai nuk ka dëshirë të flasë mbi ngjarjen. Hetuesit tashmë janë përqëndruar në marrjen e informacioneve dhe të dhënave të tjera që lidhen me atentatin e mëngjesit të të shtunës ku Aligjoni u qëllua me armë zjarri. /TvKlan

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrahin dhe kërcënojnë një person, arrestohen 4 vëllezër në Tiranë. Një prej tyre autor i disa vjedhjeve (Emrat)
Shkodër, italiani lë vendin e tij për të jetuar dhe punuar në vendlindjen e gruas (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.010627031326294
array(1) { ["section"]=> string(83) "plagosja-e-ish-burrit-te-moderatores-se-njohur-shqiptare-shoqerohen-5-persona-65583" }