Plagosja në Don Bosko, gjykata liron dy persona, mban në burg një

Publikuar tek: aktualitet, më 10:50 20-07-2015 Plagosja në Don Bosko, gjykata liron dy persona, mban në burg një Lokali ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit

Është dhënë masa e sigurisë për 3 personat e dyshuar për shkëmbimin e zjarrit  në “Don Bosko” në Tiranë ku mbeti e plagosur një grua 29 vjeçare. Policia ka vendosur "detyrim paraqitje" për Alfred Levanin dhe Rinald Budllan. Ndërsa për Kreshnik Budllën ka vendosur "arrest me bug". Si dhe SH.H 38 vjeç është në procedim në gjendje të lirë.

Policia nuk bën ende të qarta rrethanat dhe motivin si ndodhi ngjarja,  përveç faktit që tre personat e arrestuar kanë shkëmbyer zjarr me dy persona të tjerë, të cilët ende s’janë arrestuar por edhe nuk bëhen publik për median. Nga të shtënat mes tyre u plagos rastësisht Rezarta Laknori, 29 vjeç.

“Më datë 17.07.2015, nga Seksioni për Krimet ndaj Jetes, Tiranë,  u arrestuan në flagrancë shtetasit e dyshuar për plagosjen e një shtetaseje në një lokal në  Rrugën "Muzakët".

U arrestuan në flagrancë :

1.            Kreshnik Budlla, 41 vjec, banues në Tiranë (Nenet 76, 88, 283 dhe 278/4 të K.Penal)

2.            Rinald Budlla,27 vjec, banues në Tiranë (Nenet 300 dhe 301 te K.Penal)

3.            Alfred Levani, 42 vjec, (Nenet 300 dhe 301 te K.Penal).

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi :

4.            Sh.H, 38 vjec, banues në Shijak, dënuar më parë për veprën penale " Vjedhje me armë ",  të cilit gjatë kontrollit në banese ju gjetën dhe sekuestrua një armë gjahu e llojit cifte, 24 cope fishekë arme gjahu.

Shtetasit Kreshnik Budlla, Rinald Budlla, Alfred Levani dhe Sh.H, ditën e djeshme më datë 17.07.2015, në rrugën "Muzakët", në verandën e një lokali dyshohen se kanë shkëmbyer zjarr me dy persona ende të pa identifikuar, ku si rezultat ka ngelur e plagosur shtetasja R.L, 29 vjec e cila kishte qënë rastësisht në këtë lokal me bashkëshortin dhe fëmijen e saj, e cila është transportuar pranë Spitalit Universitar të Traumës, Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes me cilësinë provës materiale janë sekuestruar 12 gëzhoja arme zjarri, 1 fisheke arme zjarri e pa goditur, një predhë arme zjarri.

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të parashikuara nga K.Penal të cituara me sipër.”, thotë deklarata e policisë.

LEXO EDHE:INTERVISTA/ JULIAN LAKNORI PLAGOSJEN E SE SHOQES NE DON BOSKO: TE DY MBROJTEM ME DUAR FOSHJEN TONE

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ligji i ri në Shqipëri, ditën në punë natën në burg
Merr flakë nënstacioni eletrik i Fushë-Krujës, i gjithë rrethi pa energji »
Article Logic
Execution time: 0.012784004211426
array(1) { ["section"]=> string(69) "plagosja-ne-don-bosko-gjykata-liron-dy-persona-mban-ne-burg-nje-16464" }