Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në aksin Lezhë-Milot, ku persona të paidentifikuar plagosën me armë zjarri 42 vjeçarin Aleksandër Deda.
I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, mdërsa mësohet se njëri prej plumbave e ka kapur në gjoks.
Ndërkohë policia ka gjetur një makinë të djegur në fshatin Pllanë, e cila dyshohet të jetë e autorëve dhe po punohet për identifikimin e tyre.