Mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës ka mbetur i plagosur me armë Marion Mitro.
Ngjarja ka ndodhur pranë bibliotekës së qytetit, ku Mitro është qëlluar nga një mjet në lëvizje, ndërkohë që është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani policia nuk ka mundur ta arrestojë autorin e ngjarjes, ndërkohë që janë shoqëruar në komisariat 8 persona që kanë qenë në vendngjarje në momentin e plagosjes.
Më herët polciia gjeti një automjet të djegur në aksin Vlorë-Selenicë, i cili dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes.