Plagosja në Vlorë, nipi zihet me xhaxhain dhe qëllon me bishtin e sëpatës nusen dhe vajzën e tij

Publikuar tek: aktualitet, më 20:01 11-09-2019 Plagosja në Vlorë, nipi zihet me xhaxhain dhe qëllon me bishtin e sëpatës nusen dhe vajzën e tij Foto ilustruese

Detaje të reja dalin nga plagosja e dy grave në fshatin Gumenicë të Vlorës, mbrëmjen e sotme.

Mësohet se fillimisht nipi, Mariglen Çobaj, është konfliktuar me xhaxhain e tij, por në debat e sipër ka marrë sëpatën dhe ka qëlluar me bishtin e saj nusen dhe vajzën e xhaxhait.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nsiur punën për zbardhjen e saj, ndërsa dy të plagosurat janë dërguar në spital dhe siç raporton Ora Neës janë jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht u raportua se bëhej fjalë për një krim brenda familjes, ku burri kishte qëlluar me sëpatë gruan dhe vajzën e tij.

NJOFTIMI I PLOCISË:

Vlorë/Informacion paraprak

Kapet dhe shoqërohet në Polici për veprime të mëtejshme autori i ngjarjes në Gumenicë të Selenicës.

Rreth orës 19:00, në fshatin Gumenicë e Vjetër të Selenicës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi M.Ç, ka goditur me sende të forta vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij, të cilat janë transportuar për në spital pa probleme për jetën

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27 vjeçarit M.Ç, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073020458221436
array(1) { ["section"]=> string(102) "plagosja-ne-vlore-nipi-zihet-me-xhaxhain-dhe-qellon-me-bishtin-e-sepates-nusen-dhe-vajzen-e-tij-178116" }