Plagosja te “Brryli”, fëmija u sulmua nga pitbulli, i ati qëlloi mbi qenin

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:21 25-04-2016 Plagosja te “Brryli”, fëmija u sulmua nga pitbulli, i ati qëlloi mbi qenin

Një qen i racës pit-bull ka sulmuar një fëmijë ditën e djeshme  te zona e “Brrylit” në Tiranë, por i ati ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të qenit duke e vrarë. Por të shtënat e pistoletës kanë kapur edhe një djalë të ri, duke e plagosur në këmbë. Ai u transportua në spital jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi në një rrugicë që të çon te Materniteti i Ri në zonën e “Bërrylit” në Tiranë. Pitbilli pa zot iu vërsul fëmijës, ndërsa babai mori armën dhe e qëlloi duke e vrarë atë.

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023540019989014
array(1) { ["section"]=> string(76) "plagosja-te-brryli-femija-u-sulmua-nga-pitbulli-i-ati-qelloi-mbi-qenin-38579" }