Plagosje me armë zjarri, Krimet e Rënda finalizojnë operacionin "DIVIZIONI"

Publikuar tek: aktualitet, më 16:42 22-05-2017 Plagosje me armë zjarri, Krimet e Rënda finalizojnë operacionin

Krimet e Rënda kanë finalizuar me sukses operacion e koduar "DIVIZIONI” duke vënë në pranga të kërkuarin për "Plagosje të rëndë me dashje" Vasillaq Zaho, 57 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me 4 vite e 6 muaj burg.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 22.05.2017, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda Vlorë, në kuadër të një hetimi disa ditor në ndjekie të këtij shtetasi, kanë bërë të mundur kapjen e tij në banesë, si autorin e ngjarjes së ndodhur në Shtator të vitit 2011.

(Ngjarja)

Më datë 04.09.2011, në fshatin Dhërmi, shtetasi Vasillaq Zaho, ka plagosur rëndë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin Th.D.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim nr.433, datë 04.10.2012, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 6 muaj burg për veprat penale "Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve", parashikuar nga nenet 88/1 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrau punonjësin e karburantit në Sarandë, dënohet me 35 vite burg autori
Flet për herë të parë kreu i ri i KQZ-së: Për mua sfidë, kënaqësi dhe vlerësim »
Article Logic
Execution time: 0.009692907333374
array(1) { ["section"]=> string(78) "plagosje-me-arme-zjarri-krimet-e-renda-finalizojne-operacionin-divizioni-79554" }