Një 38-vjeçar nga Korça ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bulgarec ku një person i paidentifikuar ka qëlluar me çifte në drejtim të banesës së 38-vjeçarit, i cili është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e auorit të ngjarjes.
Informacion paraprak nga Policia:
Më datë 19.01.2017, rreth orës 20.20, jemi njoftuar se në fshatin Bulgarec, një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të banesës së shtetasit V.F, rreth 38 vjeç, ku për pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur.
Në vendngjarje, u dërguan menjëherë shërbimet e Policisë dhe u bë transportimi për në Spital i shtetasit V.F, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.