Plagosje me armë zjarri në qendër të Durrësit, i mituri qëllon me pistoletë 20-vjeçarin (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:41 04-04-2018 Plagosje me armë zjarri në qendër të Durrësit, i mituri qëllon me pistoletë 20-vjeçarin (DETAJE) Foto ilustruese

Një i ri ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në qendër të Durrësit, pasi është qëlluar me pistoletë nga një 16-vjeçar.

Mësohet se të dy janë konfliktuar po gjatë ditës së sotme në rrjetin social Instagram dhe më pas janë takuar në qendër të qytetit, te sheshi “Pranvera”.

20-vjeçari me mbiemrin Karaboja është konfliktuar fizikisht me 16-vjeçarin, dhe ky i fundit ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar në drejtim të tij.

Për pasojë 20-vjeçari është plagosur lehtë dhe është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa autori i ngjarjes, banor në zonën e ish-Kënetës është vetëdorëzuar në polici.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U kërcënua pas lënies në burg të 11 protestuesve, Policia 'blindon' gjykatësen
KATËR veprat penale për të cilat po hetohet Adriatik Llalla, nga pastrimi i parave te mosdeklarimi... »
Article Logic
Execution time: 0.010541915893555
array(1) { ["section"]=> string(100) "plagosje-me-arme-zjarri-ne-qender-te-durresit-i-mituri-qellon-me-pistolete-20-vjecarin-detaje-115699" }