Plagosje me armë zjarri në Shijak, policia arreston autorin dhe bashkëpunëtorin (VIDEO E OPERACIONIT/ EMRAT-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:23 11-04-2017
Shijak-Plagosje me arme by newsbomb-al

Plagos një shtetas më armë zjarri, policia në kohë rekord arreston autorin dhe personin që e ka përkrahur në kryerjen e krimit si dhe sekuestron armën e dyshuar e krimit dhe një thikë.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, pas një pune hetimore të specializuar dhe të mirëorganizuar kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin në kohë rekord të ngjarjes së ndodhur në orët e para të ditës së sotme në hyrje të qytetit.

Pak orë pas ngjarjes është vënë në pranga autori i kryerjes së veprës penale dhe  personi që e ka përkrahur, konkretisht shtetasi:

• Ismail Nuredini 30 vjeç, banues në Shijak;

• Ermir Dedja 21 vjeç, banues në Durrës.

Nuredini, sot, më datë 11.04.2017, rreth orës 08: 30, në hyrje të qytetit të Shijakut, nga një konflikt çasti, për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur në këmbë, me armë zjarri tip pistoletë,  shtetasin B.K. 25 vjeç, banues në Shijak.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrolleve që ka kryer policia, me qëllim kapjen e autorit, kanë kapur në një automjet “Taxi”(shtetasit e mësipërm kanë qenë pasagjerë) dhe arrestuar në flagrancë shtetasit e lartpërmendur.

Gjatë kontrollit që i është ushtruar të arrestuarve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• arma e zjarrit tip pistoletë, në çantën e krahut(marsup) të shtetasit I.Nuredini;

• një thikë, gjatë kontrollit fizik të shtetasit E.Dedja.

Shtetasi I.Nuredini është person me precedent penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës(I arrestuar në vitin 2009 për tentativë vrasje dhe 2016 për shkatërrim prone me zjarr).

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

•”Vrasja me dashje”e mbetur në tentaivë dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e

armëve luftarake dhe e municionit  ” , në ngarkim të shtetasit Ismail Nuredini parashikuar në nenet  76, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal;

•”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”dhe”Përkrahja e autorit të krimit”  , në ngarkim të shtetasit Ermir Dedja parashikuar në nenet  279 dhe 302 të Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Uji nxjerr një trup të pajetë në bregdetin e Semanit
Ndodh në Shkodër, mashtronte agjensitë funerale për të blerë kustum për të ndjerin dhe pastaj zhdukej »
Article Logic
Execution time: 0.01336407661438
array(1) { ["section"]=> string(117) "plagosje-me-arme-zjarri-ne-shijak-policia-arreston-autorin-dhe-bashkepunetorin-video-e-operacionit-emrat-detaje-74831" }