Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Nga informacionet e deritanishme i plagosuri, rreth 40-vjeç, është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën. Ai është identifikuar si Ridvan Kruja, i cili ka marrë një plumb në këmbë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dërgjut”, pranë shkollës “Oso Kuka” ku 40-vjeçarit i kanë zënë pritë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili është larguar në drejtim të paditur.
Informarcion Paraprak:
Më datë 28.03.2018, rreth orës 21.20 , ka ardhur një telefonatë ne sallën operative se në afersi te shkolles “Oso Kuka “ lagje Vojo Kushi Shkoder, është dëgjuar një e shtënë arme zjarri.
Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku nga verifikimet paraprake rezultoj se është plagosur me armë zjarri shtetasi R. K. 40 vjec banues në lagjen “Vojo Kushi”, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.