Një 17 vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Policia njofton se shtetasi A.I., 17 vjeç, është plagosur nga shtetasi E.B., pas një konflikti të çastit.
17 vjeçari është transportuar me shpejtësi drejt spitalit të Vlorës, ndërsa autori i dyshuar i krimit është shpallur në kërkim nga policia.
Nga hetimet e para dyshohet se ngajrja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe të dëmtuarit. Policia e Vlorës ka shoqëruar në ambientet e saj 7 persona që besohet se kanë dijeni për ngjarjen, ndërkohë është duke u punuar për kapjen e autorit.