Plagosje me armë zjarri sot në mëngjes në Shijak, identifikohet autori dhe shkaku

Publikuar tek: aktualitet, më 09:21 11-04-2017 Plagosje me armë zjarri sot në mëngjes në Shijak, identifikohet autori dhe shkaku foto ilustruese

Plagoset me armë zjarri një person në hyrje të Shijakut. Ngjarja ndodhi sot në mëngjes, rreth orës 08.30 minuta.

I plagosur sipas policisë mbeti personi me inicialet B.K. 25 vjeç dhe dyshohet se është sherri me autorin nisi pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta. Nga veprimet hetimore është bërë e mundur të identifikohet autori i ngjarjes, i cili dyshohet se është shtetasi I.N. 30 vjeç, banues në Shijak.

Ai ka përdorur armë zjarri tip pistoletë, ndërsa për të dëmtuarin raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal Durrës. Me të marrë njoftimin, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Policisë, të cilët kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe mbledhur provat materiale, me qëllim zbardhjen e ngjarjes. Policia ka shpllaur në kërkim autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 9 të arrestuar për trafik droge, çelet zyrtarisht proçesi për dosjen “Xibraka” , flet Ermali, nipi i Enver Hoxhës
Atentati ndaj Artan Cukut, zbulohet një provë e rëndësishme që mund të zbardhë vrasjen »
Article Logic
Execution time: 0.013095855712891
array(1) { ["section"]=> string(86) "plagosje-me-arme-zjarri-sot-ne-mengjes-ne-shijak-identifikohet-autori-dhe-shkaku-74786" }