Plagosje me pistoletë në Shkodër, i riu u qëllua nga 3 persona

Publikuar tek: aktualitet, më 13:23 02-04-2017 Plagosje me pistoletë në Shkodër, i riu u qëllua nga 3 persona

Policia e Shkodrës njofton se një person i plagosur me armë zjarri ka mbërritur në spitalin rajonal.

Ngjarja ka ndodhur dje në mbrëmje dhe sipas policisë ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, ku tre shtetas të pa njohur, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke e plagosur 21-vjeçarin S.Sh në pjesën e legenit,

I dëmtuari është banues në lagjen “10 Korriku” në Shkodër, ndërsa aktualisht  ndodhet në Spitalin Rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe vënien para përgjegjësisë penale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale "Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim" e "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit". 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shembja e 5-katëshit në Vlorë me shpërthim të komanduar, eksplozivi dëmton banesën 100-vjeçare (FOTO)
Vdekja e 18-vjeçarit në burgun e Shën Kollit, rrëfen njerku: Dyshojmë se e kanë vrarë, çfarë më tha 4 orë para se të vdiste »
Article Logic
Execution time: 0.010915994644165
array(1) { ["section"]=> string(67) "plagosje-me-pistolete-ne-shkoder-i-riu-u-qellua-nga-3-persona-73858" }