Një ngjarje e rëndë, por që fatmirësisht pa pasoja në jetë ka ndodhur sot pranë Shtëpisë së Oficerëve në qytetin e Vlorës.
Një sherr mes dy personave ka përfunduar deri në përdorimin e thikave. Burime për mediat bëjnë me dije se një 42-vjeçar A.B., është plagosur lehtë me thikë në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 23.01.2021, rreth orës 19:25, në vendin e quajtur “Shtëpia e oficerëve”, Vlorë, në një lokal, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. B., 42 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjëherë është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.