Plagosje, shkatërrim prone dhe kërcënim, arrestohen tre të kërkuarit në Mirditë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:12 17-07-2019 Plagosje, shkatërrim prone dhe kërcënim, arrestohen tre të kërkuarit në Mirditë Foto ilustruese

Policia e Mirditës ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale K.B., 24 vjeç, Gj.B, 24 vjeç dhe D.P., 20 vjeç, banues në Mirditë.

Tre të rinjtë në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në datën 04.07.2019, në qytetin Rrëshenit, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin Gj.K., 43 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Gjithashtu, po në këtë datë ata kanë dëmtuar me dashje një automjet në përdorim nga shtetasi K.D., 31 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë dhe disa ditë më pas e kanë kërcënuar në telefon për të tërhequr kallëzimin e bërë ndaj tyre.

Mirditë/ Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapen dhe ndalohen 3 persona, të shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyrë para përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë organizuar punën, ku si rezultat kanë kapur dhe ndaluar 3 shtetas në kërkim policor:

-K.B., 24 vjeç, banues në Mirditë;

-Gj.B., 24 vjeç, banues në Mirditë;

-D.P., 20 vjeç, banues në Mirditë;

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në datën 04.07.2019, në qytetin Rrëshenit, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin Gj.K., 43 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Gjithashtu, po në këtë datë kanë dëmtuar me dashje një automjet në përdorim nga shtetasi K.D., 31 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë dhe disa ditë më pas e kanë kërcënuar në telefon për të tërhequr kallëzimin e bërë ndaj tyre.

Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për veprat penale në ngarkim të tyre "Plagosja e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës me dashje" dhe "Kanosja për të mos kallëzuar".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029332876205444
array(1) { ["section"]=> string(84) "plagosje-shkaterrim-prone-dhe-kercenim-arrestohen-tre-te-kerkuarit-ne-mirdite-172468" }