Plagosjet në Laç, arrestohet deputeti Socialist Armando Prenga

Publikuar tek: aktualitet, më 08:27 05-09-2015 Plagosjet në Laç, arrestohet deputeti Socialist Armando Prenga Armando Prenga

Arrestohet  me urdhër të kryeprokurorit Adriatik Llalla deputeti socialist Armando Prenga. Deputeti ndodhet në Policinë e Tiranës. Një sherr i madh ka ndodhur para syve të policëve në qytetin e Laçit. Dy grupe rivale të familjeve Prenga dhe Cali kanë debatuar, duke degjeneruar në dhunë e fyerje. Më pas personat  kanë nxjerrë thikat dhe armët duke plagosur rëndë njëri-tjetrin. Nuk dihet ende qartësisht roli i Prengës në ngjarje, por paraprakisht dyshohet përfshirja e tij në këtë konflikt. Mësohet se Prenga dyshohet për dhunimin e Tom Calit dhe Nikoll Calit. Arrestimi i tij është bërë në orën 08:20 të mëngjesit të sotëm.

Bilanci i sherrit në Laç? 7 persona të plagosur, të cilët janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, 2 nga të cilët janë në gjendje më të rëndë. Një prej tyre është Valentin Prenga, vëllai i deputetit Prenga. Një tjetër është në operacion kirurgjikal. Mbi 6 furgonë të RENEA-s kanë rrethuar Spitalin Ushtarak për të ruajtur të plagosurit nga një sherr i ri që mund të lindë.

Të plagosur janë: Gazmir Jushi, Eduard Prenga, Gjokë Cali, Francesk Cali,  Gjergj Cali, Tom Cali dhe Nikoll Cali.

E gjithë ngjarja ka ndodhur para Komisariatit të Laçit, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Siç mësohet paraprakisht, personat janë konfliktuar për pronën në Lagunën e Patokut. Në Laç ndodhen 60 efektivë të RENEA-s. 34 persona të tjerë janë shoqëruar nga policia.

Dëshmitarët thonë se përveç thikave u përdorën edhe armë zjarri. Burime të tjera tregojnë se sherri mes dy familjeve ku dyshohet edhe përfshirja e deputetit Prenga, nisi pas përfundimit të ndeshjes së futbollit Danimarkë-Shqipëri për të përfunduar tragjikisht në orët e para të mëngjesit.

Dinamika e ngjarjes

Sipas informacioneve të para mësohet se sherri është provokuar nga deputeti Prenga. Ai ka shkuar në lokalin e familjes Cali dhe ka goditur me qytë pistolete njërin nga Calët, Nikollën ose Tomën si dhe ka thyer xhamin e lokalit. Por pas kësaj ata kanë shkuar në komisariat për kallëzim. Pas minuta pas kësaj janë mbledhur para komisariatit të afërm të Prengës dhe Calëve ku kanë nisur sherrin masiv me thika, armë e shkopinj. 

Deri më tani është bërë publik numri 7, i  personave të plagosur, është edhe vëllai i deputetit Prenga. Deputeti Prenga është arrestuar në kushtet e flagrancës. Pista e qëllimit me armë nga Prenga po verifikohet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tre zyrtarë të Tatimeve në pranga, 1 në kërkim
Alpha Bank Albania hedh në treg depozitën Alpha Smile »
Article Logic
Execution time: 0.013829946517944
array(1) { ["section"]=> string(67) "plagosjet-ne-lac-arrestohet-deputeti-socialist-armando-prenga-20009" }