Plane për fundjavë?! Moti me surpriza për sot dhe nesër (Parashikimi)

Publikuar tek: aktualitet, më 06:00 24-10-2020 Plane për fundjavë?! Moti me surpriza për sot dhe nesër (Parashikimi)

Ditëve të bukura me mot të kthjellët dhe diell duket se u vjen fundi gjatë kësaj fundjave pasi mbi vendin tonë do të ndikojnë kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, sot moti gjatë orëve të para të mëngjesit (dhe pjesën e parë të ditës) nis me diell si dhe shtim të vranësirave në pjesën e dytë të ditës, më të përqëndruara në zonën e veriperëndimit.

Në mesnatën e ditës së Diel nisin reshjet e shiut të cilat do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektirke në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet do të vijojnë deri në orët e pasdites dhe më pas parashikohet gradualisht përmirësimi i kushteve atmosferike ku reshjet do të humbasin intensitet dhe do të mbeten lokale e të dobta në formë pikash.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 1-10m/s nga kuadrati i jugut dhe valëzim në dete deri 0-1 ballë. Temperaturat gjatë ditës së nesërme do të vijojnë në vlerat e ditëve të fundit ndërsa për ditën e Diel pritet rënie e tyre për shkak të reshjeve të shiut.

122068933_1038059653300040_2647402316409765199_n.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 10 vite në krahët e njëri-tjetrit, Rama publikon foto duke PUTHUR NË BUZË LINDËN (DHURATA PËR PËRVJETORIN)
Komisioneri publik kërkon rihetim të gjyqtares së Gjirokastrës Irena Brahimi, mungesë të parave të ligjshme për blerjen e një shtëpie dhe biznesi »
Article Logic
Execution time: 0.012134075164795
array(1) { ["section"]=> string(72) "plane-per-fundjave-moti-me-surpriza-per-sot-dhe-neser-parashikimi-224939" }