Plane për fundjavën? Lexoni më parë ç’ka rezervuar moti

Publikuar tek: aktualitet, më 10:23 02-02-2018 Plane për fundjavën? Lexoni më parë ç’ka rezervuar moti

Nëse keni bërë plane për fundjavën, mësoni si është parashikuar moti për sot dhe dy ditët në vijim.

Metereologët në fakt kanë lajme të këqija për ju që keni bërë plane, pasi është parashikuar që këto tre ditë të shoqërohen me reshje shiu.  

MOTI FUNDJAVA: E premtja: vijon me vranësira e reshje në gjithë vendin, reshje të dendura në Veri por reshje të pakta në Qendër dhe Jug. Pasditja vijon me reshje mesatare në Veri por sërisht Jugu dhe Qendra vijojnë me reshje të pakta.

E shtunë: mbetet me reshje të dendura në pjesën më të madhe të vendit deri në mbrëmje kur reshjet lokalizohen në Juglindje ndersa pjesa më e madhe e vendit mbetet me vranësira.

E diel: orët e para të së dielës vijojnë me vranësira e reshje të pakta kryesisht në Veri dhe Qendër por pas mesdites, pritet kthjellim gradual i motit në gjithë vendin.

TEMPERATURAT sot dhe nesër rriten lehtë kryesisht gjatë mëngjeseve por e diela sjell rënie të vlerave termike me 3 – 4°C në të dy ekstremumet ditore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034594058990479
array(1) { ["section"]=> string(61) "plane-per-fundjaven-lexoni-me-pare-c-ka-rezervuar-moti-108825" }