Nata e fundit të vitit në shumicën e familjeve shqiptare preferohet të kalohet pranë familjes duke ruajtur sa më shumë traditën.
Por një pjesë e madhe, kryesisht të rinj zgjedhin që në orët e para të datës 1 janar, të dalin me shoqërinë për më shumë argëtim.
Për të gjitha këto plane që çdokush mund të ketë bërë, nevoitet të dihet edhe parashikimi i motit. Në datën 31 dhjetor, meterologët parashikojnë një mot të qendrueshëm, por shumë të ftohtë disa gradë nën zero.
Ndërsa me futjen në muajin janar të gjithë duhet të bëhen gati për fytyrën e vërtetë të dimrit, pasi pritet të fillojnë si rreshjet e dëborës, por edhe ngrica në shumë zona të vendit. Vetëm pas datës 5 janar pritet një rritje e lehtë e temperaturave.