Planetët “binjak” të Tokës, teleskopët e së ardhmes drejt “Trapist-1”

Publikuar tek: bota, më 19:46 12-06-2017 Planetët “binjak” të Tokës, teleskopët e së ardhmes drejt “Trapist-1”

Në shkurt të këtij viti, astronomët pranuan ekzistencën e shtatë planetëve të sistemit planetar Trapist-1, ndërkohë që një tjetër studimi i fundit, i realizuar nga universitetit amerikan i Oklahoma-s dhe botuar në revistën Astrophysical Journal Letters, vërteton se gjashtë prej tyre janë shume te ngjashëm me Tokën tonë.

Ndër to,Trapist-1 ka tërhequr vëmendjen e astronomëve për mundësitë e mëdha të ekzistencës aty te jetës, ose te kushteve që duhen për të lejuar lindjen e saj dhe ku me siguri do te drejtohen teleskopët e se ardhmes.

Kërkimet e koordinuara nga Billy Quarles u përqendruan në stimulime realizuar me ndihmën e teleskopit Pleiades që ndodhet i lokalizuar në qendrën e kërkimit Ames te Nasa-s. Për të dalë në këtë përfundim, astronomët kanë krahasuar parametra të ndryshëm që ata i kanë të ngjashëm me Token, sikurse masa, rrezja, densiteti etj.

Sa i takon Trapist-1f, supozohet se edhe ky planet është i përbërë nga 25% ujë, por nuk është në gjendje të lejoje lindjen e jetës aty për shkak të presioneve të medha dhe temperaturave shumë te larta.

Sistemi Trapist-1 ndodhet 39.5 vite dritë larg Tokës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet bomba shpërthyesë që kërcënon Londrën, mund të plasë në çdo moment (VIDEO)
ISIS kërcënon sërish, cilat shtete e kanë rradhën tani »
Article Logic
Execution time: 0.01164698600769
array(1) { ["section"]=> string(70) "planetet-binjak-te-tokes-teleskopet-e-se-ardhmes-drejt-trapist-1-82209" }