Plani i Presidentit për murin me Meksikën, Trump do shpallë emergjencën kombëtare

Publikuar tek: bota, më 07:56 15-02-2019 Plani i Presidentit për murin me Meksikën, Trump do shpallë emergjencën kombëtare

Republikani Mitch McConnell tha se Presidenti amerikan, Donald Trump do të nënshkrujë projektligjin dypartiak për të shmangur mbylljen e qeverisë amerikane dhe më pas do të shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare për të financuar projektin e tij për murin me Meksikën.

Legjislacioni në fjalë, të cilin pritet ta nënshkruajë Trump, është arritur pas kompromisit mes republikanëve dhe demokratëve dhe përfshin 1.3 miliard dollarë për sigurinë kufitare, duke përfshirë barrierat fizike, mirëpo nuk financon premtimin e presidentit amerikan për murin.

“Presidenti është duke realizuar sërish premtimin për ndërtimin e murit, mbrojtjen e kufijve dhe sigurimit të shtetit tonë të mrekullueshëm”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.
Ajo ka thënë se Trump do të marrë “një tjetër vendim ekzekutiv, duke përfshirë emergjencën kombëtare, për t’u siguruar se do të ndalohet kriza humanitare dhe ajo e sigurisë në kufi”. Demokratët kanë kundërshtuar ashpër idenë e presidentit amerikan për ndërtimin e murit, duke rezultuar me mbylljen më të gjatë të Qeverisë amerikane një muaj më parë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011962175369263
array(1) { ["section"]=> string(87) "plani-i-presidentit-per-murin-me-meksiken-trump-do-shpalle-emergjencen-kombetare-152815" }